JPN | PL
Strona główna Popularne Muzyka Rozrywka Sport Śmieszne

Report TV - Balla: Ja si Spaho i PD-së më thoshte çdo natë në telefon se LSI-ja po i vidhte votat

2019-05-28 0 Dailymotion

PD-ja pak ditë më parë firmosi koalicionin opozitar zgjedhor me LSI-në dhe 8 parti të tjera. Marrëveshja përgënjeshtroi qëndrimin e 18 muajve më parë të Bashës, që akuzonte si pjesë te tepsisë LSI-ne dhe PDIU-ne. ''PDIU-ja e Idrizit është një kopje e zbehtë e LSI-së, që ka parë modelin e një partie klienteliste dhe ka ndërtuar modelin e vet klientelist. LSI Shpk, PDIU tezgë. Janë parti Shpk, janë parti tezgash...'' thoshte lideri demokrat asokohe.

Marrëveshja e koalicionit opozitar u ironizua fort nga shumica në dy ditët e fundit, ndërsa Balla sot nga foltorja e Kuvendit tregoi edhe bisedat me Edmond Spahon në 2017 lidhur me LSI-në dhe blerjen e votave. "E para se gjoja zgjedhjet e 2017 paskan qenë të vjedhura. Cdo natë të fushatës së 2017 kisha një bisedë me kryetarin e grupit të PD-së, Edmond Spaho që më tregonte se si histori pa fund të LSI-së që vidhnin dhe blinin vota në Elbasan.

Nuk kam sesi të mos ta them, si ka mundësi se në zgjedhjet e 2017 paskan qenë vjedhur dhe opozita u kujtua ta denonconte dy vite më pas. Ndërkohë që nuk kishte asnjë ankimin të asnjë shkelje. Të shtatë anëtarët e KQZ ku opozita kishte shumicën dhe kryetarin e KQZ votuan pro" tha ai.

Udostępnij znajomym